Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtaren e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka. Margjeka akuzohet për korrupsion për marrjen e 6 mijë eurove

Aktualisht ndaj gjyqtares Margjeka është vendosur masa “Arrest shtëpie” ndërsa vijojnë hetimet ndaj saj

Zbulimi i grupit që kryente korrupsion për dnryhsimin e masës së sigurisë ndaj një të burgopsuri ndodhi përmes përgjimeve të tabulateve telefonike dhe kamerave të sigurisë.

Ka qenë telefonata e vëllai të Orionit, Nejton Bali me të ëmën e tij për të siguruar paratë që të lironte të vëllanë që ka zbardhur të gjithë skemën e korrupsionit. Nejton kishte marrë avokatin Skënder Demiraj të mbrojtur të vëllanë dhe ai i kishte kërkura 6 mijë euro që të lironte Orionin duke shfrytëzuar njohjet e tij.

Të gjitha komunikimet dhe takimet e avokatit mes vëllezërve Bali dhe të Nejton me të ëmën kanë qenë të përgjuara dhe vëzhguara nga SPAK. E ëma ka filluar të kërkojë para borxh për të mbledhur lekën, ndërsa i biri Nejton i ka kërkuar që duhet patjetër që si fillim të japin 7 mijë euro dhe se avokati donte pjesën e vet.

GJKKO ka vendosur për Klaudjo Zhillën, Arben Carën dhe Nejton Bali arrest me burg ndërsa për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Sënder Demiraj u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie