Tashme prej ditesh ne Shkoder eshte zyrtarizuar si koordinator politik per Qarkun ne Partine Socialiste Ilir Beqja i cili vjen ne kete post duke zevendesuar vendin vakant te lene prej kohesh qe pas zgjedhjeve te 30 Qershorit, kur Rama do te largonte nje tjeter beniamin te tij, i cili doli zbuluar per te kaluaren e tij, Valdrin Pjetrin.
Pjetri do te zevendesonte nje shkodran, Ditmir Bushatin, te cilit ditet e “lumtura” me Edi Ramen duket se i kishin mbaruar duke hapur krah per te tjera marredhenie.
Nje levizje e sforcuar apo jo, kjo nuk dihet, megjithate Bushati qe prej asaj kohe ashpersoi tonet ndaj qeverise nderkohe qe ndoshta eshte i vetmi qe reagoi edhe per Shkodren, te pakten ne nje rast te vetem, ne kohen kur DAR do te zhvendosej nga Shkodra ne drejtim te Lezhes.
Por emri i Ditmir Bushatit ne Shkoder, edhe pse i shfaqur radhe ne rruget e qytetit, ditet e fundit po shquhet me se shumti. Si fillim nepermjet mediave ku interesit te tyre nuk i mungoi as pergjigja e Ilir Beqjes, i cili nje pjese te fajit per situaten ku sot ndodhet PS Shkoder ia faturoi atij, nderkohe qe Bushati do te kthehej si titull kryesor i mediave ne vend pas darkes vetem per vetem me Ambasadoren Yuri kim.
Por, ku ka thuajse 7 muaj e gjysem nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe politika ende po zien ne brendesi, pa u shfaqur ne siperfaqe, Ditmir Bushati ka intesifikuar takimet ne Shkoder.
Mesa duket Bushati do te shfrytezoje cdo kapacitet te tij si per ti thene Rames dhe te besuarit te tij ne Shkoder tashme Ilir Beqjes, se ai ndodhet ne Shkoder dhe jo me kot eshte pare edhe mbreme ne zonen turistike te Shirokes, i veshtur sportiv pa kostumin politike, por duket se sportiviteti eshte nje mesazh per kundershtaret e tij brenda radheve te PS, dhe loja politike sapo ka nisur.
Cili do te jete hapi i radhes i Bushatit ?! Kjo ende nuk dihet, por nje gje eshte e sigurte qe Bushati me Yuri Kim ka folur qarte, jo vetem per doreheqjen por edhe “emisaret” e Rames te cilet ne Shkoder vendosin shpesh here duke mos zgjedhur emrat e duhur por kontributin financiar, apo emrat te cilat per ambasaden amerikane jane me njolle te zeze! /eetimes/
Comments are closed.