Alketa Vejsiu, do të jetë sërish pjesë e Festivalit të famshëm Sanremo në Itali. Moderatorja shqiptare bëri bujë me pjesëmarrjen e saj në Festival, në një nga netët duke qenë bashkë prezantuese me Amadeus-in.

Mediat italiane shkruajnë se Alketa do të jetë sërish pjesë e festivalit të 2021.

“Sanremo 2021, me Amadeus një prezantuese e njohur tashmë”, “Prezantuesja shqiptare rikthehet në Sanremo”, “Sanremo 2021, ja cila prezantuese do ngjitet sërish në pallatin Ariston”, këto janë vetëm disa nga titujt e orëve të fundit në Itali.

Ndryshimi do të jetë që në edicionin e 71, që do të mbahet nga 2 deri në 6 mars të 2021-shit, Alketa do të ketë një rol të ri. Është ende mister se cili do të jetë funksioni i saj i ri, por deri marsin që vjen ka kohë.