Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ka arritur të flasë për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58 vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe aksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin” mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së rëndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital

Dy viktimat janë identifikuar si Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia të dyja me origjinë nga Shkodra