Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID19 dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani