Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç ka komentuar për herë të parë thirrjet e kryeministrit për të mbështetur Gjukanoviçin në zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e Zi. Abazoviç u shpreh se nuk pajtohet me thirrjet e Ramës për të mbështetur díktatorin e fundit në Europë i cili ka krijuar një shtet privat vetëm për familjen e tij.
“Çtë them. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç nga pozita e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them” deklaroi Abazoviç.
Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.
“Të përkrahësh díktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem” tha Abazoviç.
Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen présione, nuk do të dorëzohet.
Unë ndjej présion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar dhe e mundëm në mënyrë demokratike
Comments are closed.