Aktori turk Burak Ozzcivit i është rikthyer xhirimeve të serialit “Osmani” pas disa ditëve pushimi me familjen. Pritet që shumë shpejt ky serial historik dhe i suksesshëm të rikthehet në ekran me epsiodet e reja dhe puna ka nisur.

Për sezonin e ri, aktori kryesor Burak Ozçivit ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët e tij të gjatë.

Aktori postoi një foto teksa ndodhej tek berberi dhe komentet nuk munguan. Mes komenteve ra në sy komenti i bashkëshortes së aktorit, Fahriye Evcen.

Ti dukesh përherë shumë mirë, por këtë herë dukesh akoma më mirë komentoi Fahriye, kompliment i cili u pëlqye shumë nga fansat

Image