Opinioni publik në Shkodër dhe jo vetëm mjekët e pacientët që e kanë njohur, vazhdojnë të shprehin trishtimin për lajmin e ndarjes nga jeta të kirurrges së njohur shkodrane, Dr. Zyliha Kraja, bashkëshorte e dramaturgut të papërsëritshëm Fadil Kraja.
Sigurisht, dhimbjen më të madhe po e përjeton familja, të afërmit dhe miqtë që e njohën Dr. Zylin. Vajza e saj, Nerejda Kraja Llazani, ka përcjellë përjetimin e saj, ndërsa ka treguar edhe grimca të ndryshme nga ditët e fundit të nënëns së saj, duke shprehur edhe falenderime.
“I kam mendu shpesh edhe ma par, kto qe po shkruj…e gjithmon rreshtat i kam fillu me falnderime. Mami u largu sot masdite…u largu tuj lan gjurm gjithkah, ngado qe sillem i gjej.
Kalvari filloi n’ditt e para t’gushtit e nuk u ndal ma…filloi n’shpi e u myll ne spital…aty ku vet ajo donte qe t’myllej, n’spital…ajo gjeti mnyren me e ba si donte…vetem nji gja nuk arriti, me percjell baben para.
Comments are closed.