Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit italian CRISTINO TRAPANI, i cili me datë 31 gusht 2020, u kap në PKK Muriqan, në tentativë për të kaluar kufirin dhe ne mjetin e tij, kishte 52 kg lëndë të përzjerë Çokolat Cana.biss të paketuar në tre bombula gazi
Shtetasi italian Cristino Trapani, në praninë e Avokatit Anton Kosteri, deklaroj përpara Gjykatëses se lënda e gjetur ishte e tija dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu, ai pretendoj se këtë veprim e ka kryer për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Prokurori Astrit Halilaj kërkoj Arrest në burg por gjithashtu, shprehu interes ndaj të arrestuarit që ky të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Avokati Anton Kosteri dhe vetë shtetasi Italian kërkuan “Arrest në shtëpi”
Gjykata vendosi: Arrest në burg pa afat
Comments are closed.