Ndërsa vetëm disa muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, të cilat pritet të mbahen në muajin prill, duket se në të dy kampet kryesore politike në vend kanë filluar lëvizjet.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS, bëri të ditur një lëvizje të bujshme në një ndër zonat më “të nxehta” siç është Durrësi.

Ajo që ra në sy ishte largimi nga drejtimi i PS-së në këtë qark i një prej emrave më shumë të përfolur, siç është ish-kryebashkiaku socialist Vangjush Dako.

Mësohet se do të jetë vetë kreu i PS-së, Edi Rama ai që do të marrë përsipër drejtimin e PS-së për qarkun e Durrësit.

Siç duket Rama nuk ka gjetur dot një figurë më të besueshme se veten për qarkun “e nxehtë” të Durrësit.

Por, nga ana tjetër duket se lëvizjet kanë filluar edhe në selinë blu.

CNA.al ka mësuar se personi që përflitet në korridoret e PD-së, për të drejtuar fushatën e PD-së në Durrës është emri i Bujari Nishanit, i cili është ish-president, dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Pra, Bujar Nishani pritet që të jetë kryesues i listës së PD-së në këtë qark.

Por, nga ana tjetër duket se ish-kryeministri Berisha do të jetë “asi nën mëngë i PD i cili pritet të bëjë digferencen.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se ka diskutime se në cilin qark do të qëndrojë ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Tiranë apo në Durrës

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim për Berishën sepse kandidimi apo zona e tij nuk varet nga Lulzim Basha.

Por, duke qënë se në Durrës socialistët kanë dërguar Ramën, mund të shkojë edhe Sali Berisha së bashku me Nishanin, që të bashkojnë strukturat e shpartalluara në Durrës dhe të tentojnë të maksimizojnë votën pasi me listat e hapura dhe me ndarjen territorial, qarqet që do të bëjnë diferencën do të jenë Tirana, Durrësi, Fieri dhe Elbasani CNA.al