Perflitej prej nje muaji por tashme eshte fakt. Ilir Beqaj do te rikthehet ne Shkoder si nr 1 i socialisteve. Edi Rama e ka vendosur ate kordinator politik ndersa kjo levizje ka lene te pezmatuar shume socialiste dhe rilindas te cilet e shohin Beqajn thjeshte nje figure e cila riciklohet pasi eshte provuar si deputet i Shkodres por edhe si minister i Shendetesise. Ai mbahet mend vetem per skandalet e shumeperfolura dhe aferat korruptive.

Duket se Rama ka lene menjane te gjitha drit-hijet e Ilir Beqajt duke i dhene prioritet faktit se ai eshte nje “i bindur” i tij dhe model ndryshe nga diplomati Ditmir Bushati i cili jo pak here ka qene nje ze kunder.

Por kjo levizje shihet edhe si nje indiference dhe braktisje e Rames ndaj Shkodres , duke vene kordinator nje emer per te cilin dhe vete socialistet rrudhin buzet teksa ne Shkoder ai vjen si nje “i huaj” pasi nuk mbahet mend hera e fundit kur ka qene ne Shkoder apo e ka permendur Shkodren.

Gjithesesi duket se motoret e politikes jane ndezur dhe shtatori pervec emrave te hedhur ne tavoline do sjell dhe diskutime ne lidhje me kandidaturat qe pritet te dalin ne 2021 i cili eshte vit elektoral. eetimes