Me raportimin e të hënës pasdite (të dhënat e datës 30 gusht 2020), Shqipëria mbylli 25 javë (175 ditë) të plota me sëmundjen e Covid19. Në këto 25 javë në Shqipëri janë :
Raste pozitive gjithsej 9513, Raste pozitive aktive 4015, Persona të shëruar 5214, Fatalitete 284
Ecuria e rasteve pozitive sipas javëve ilustrohet grafikisht në vijim. Java e fundit ka një numër në rënie të rasteve të reja pozitive.
Incidenca e sëmundjes (raste pozitive për 1 milionë banorë) sipas qarqeve të vendit ilustrohet grafikisht në vijim. Tirana është qarku me incidencën më të lartë, ndërsa Dibra është qarku me incidencën më të ulët. Tiranë është prekur 5,4 herë më shumë se Dibra.
Vdekshmëria (fatalitete për 100 mijë banorë) është më e lartë në qarkun e Shkodrës dhe më ulët në qarkun e Beratit. Në Shkodër vdekshmëria është 10,8 herë më e lartë se në Berat.
Sëmundja ka prekur më shumë grupmoshën 30 – 60 vjeç. Sipas gjinisë, 52 % janë gra dhe 48 % janë burra.
Sëmundja ka rezultuar fatale kryesisht për grupmoshën 70 vjeç e lart. Sipas gjinisë fatalitetet janë 33 % gra dhe 67 % burra. Deri në 20 vjeç nuk ka ende asnjë fatalitet. Ndërsa në grupmoshën 20 – 39 vjeç janë vetëm 4 fatalitete.
Shkalla e vdekshmërisë së rasteve pozitive është 3 %. Sipas grupmoshave ilustrohet grafikisht në vijim.
Comments are closed.