Ka nisur heshtja zgjedhore në Malin e Zi, ndërkohë që nesër qytetarët malazez do tu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.
Zgjedhjet mbahen në një kohë tensionesh me Serbinë dhe Kishën Ortodokse, lidhur me ligjin për pronat si dhe në kohë krizë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid19
Përballë në këtë proces janë Partia Social Demokrate e Presidentit Gjukanoviç dhe ajo pro-serbe Fronti Demokratik, e cila ka lidhje me të forta me Serbinë dhe Rusinë dhe ka mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe. I akuzuar nga rivalët për korrupsion dhe lidhje me krimin, presidenti mund të përpiqet të formojë një qeveri mazhoritare.
Në zgjedhjet e nesërme, edhe partitë shqiptare garojnë më të unifikuara se kurrë më parë, vetëm në dy koalicione. Njëri Koalicion i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva dhe Koalicioni tjetër përbehet nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI. Shqiptarët në këtë proces zgjedhor, synojnë 2 mandate.
Zgjedhjet vinë në një kohë trazirash politike mbi ligjin e fesë, i miratuar vitin e kaluar, që i lejon shtetit të konfiskojë asetet fetare në rast se pronësia historike nuk vërtetohet. Ligj i cili prej muajsh nuk ka hyrë do të në fuqi për shkak të protestave disamujore të udhëhequra nga Kisha Ortodokse, e mbështetur nga grupi i partive pro serbe, i njohur si “Aleanca për të ardhmen e Malit të Zi” /Përgatiti Suada Mehmetaj
Comments are closed.