Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përpos situatës nga Covid një lajm i mirë është se një bebe vetëm 12 ditëshe ja ka dalë me sukses pas një ndërhyrje.

Manastirliu përmes një postimi në Facebook, shkruan se ndërhyrja delikate është kryer nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT ku pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë puna vijon pa u ndalur

“Një tjetër ndërhyrje delikate në zemër tek një fëmijë vetëm 12 ditësh është kryer me sukses nga ekipi i talentuar i kardiokirurgjisë në QSUT, ku puna vijon pa u ndalur, megjithë situatën e vështirë të epidemisë. Erzani i vogël gëzon shëndet të plotë#KrenarePërMjekët” shkruan Manastirliu.