Nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri do t’u rikthehen bankave të shkollës më 14 shtator, nën një protokoll të rreptë masash, për shkak të pandemisë së Covid 19. Drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Gert Janaqi tregon për Euronews Albania, mënyrën e organizimit të shkollave për sezonin e ri.
Kemi 3 skenarë, ne do të fillojmë me skenarin e parë, nëse shkollat i kanë kushtet, mësimi do të zhvillohet me orë 45 minutëshe, çdo gjë do funksionojë si normalisht, tha Janaqi.
Por, mënyra e organizimit nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë shkollat. Për institucionet e arsimit me shumë nxënës, ministria ka gati një tjetër skenar, ku mësimi mund të shkojë deri në 4 turne. Sipas Janaqit, Ministria e Arsimit ka marrë masa dhe për skenarët ekst.remë, teksa, në këtë rast, mësimi do të zhvendoset online.
Për shkak të protokollit të ri, çdo klasë nuk duhet të ketë më shumë se 18 deri në 20 nxënës, ndërsa në çdo ambjent nuk duhet të mungojnë dezinfektantët.
Klasat do të zhvendosen dhe në biblioteka, apo dhe palestrat e shkollave, ndërsa nëse është e mundur, mësimi mund të kryet dhe në natyrë. Për të vrojtuar zbatimin e protokollit të sigurisë, çdo shkollë do të ketë mësues koordinator. Ministria e Arsimit do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, e në rast se në shkolla krijohen vatra të Covid, i përket instancave shëndetësore të vendosin nëse shkollat do të mbyllen ose jo
Comments are closed.