Partia Demokratike njofton se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin. Selia blu deklaron se procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë.
“Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjen e kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike”
Më tej, PD-ja njofton se kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit, pra që nuk e kaluan fazën e parë, janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për tu përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike.
Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal
Comments are closed.