Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar Ramën se për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët ka kopjuar pikërisht strategjinë e selisë blu për sistemin shëndetësor.
Sipas Spahisë, ka qenë PD që ka kohë që e ka publikuar dhe madje edhe me shifra, pasi do ua rrisë kur të vijë në qeveri 1200 euro mjekëve kurse infermierëve 700 euro, por për ish- deputetin ajo që tha Rama sot është premtim elektoral pasi nuk përmend as sa do ua rrisë rrogat.
Spahia i kujton Ramës se në 8 vitet e kaluara nuk bëri asnjë rritje pagash dhe mbetet tek niveli i retorikës së propagandës.
Comments are closed.