E pabesueshme/ Messi i dërgon mesazhin klubit, kërkon largimin nga Barcelona

E pabesueshme! Lionel Messi i ka dërguar një faks të certifikuar klubit ku i kërkon që të lirohet nga kontrata ku aktivizohet klauzola që e lejon atë të largohet njënashëm nga klubi në fund të secili sezon

Në teori, kjo është klauzola që është dashur të aktivizohet para një qershor, por rrethanat e pazakonshme dhe pandemia me koronavirus si dhe pauza në sezon do të thotë se ai kërkesën e ka bërë pasi ka përfunduar sezoni.

Messi ka folur me trajnerin e ri Ronald Koeman të premten e javës së kaluar dhe i ka thënë holandezit se veten e sheh më shumë jashtë Barcelonës së brenda.

Tani, ai ka marrë hapat ku e ka lënë Barcelonën në shok.

Kapiteni i klubit dëshiron të largohet pas dy dekadash që djersiti Blaugranan duke u bërë kështu tema më e pazakonshme e këtij viti.