Shpresa e vendit dhe i ndryshimit rrënjësor jemi NE , RINIA.
Sot gjendemi përball të njëjtës situat kur ne u ngritëm në protestë për të drejtat tona.
Sot të gjithë ne studentët e kemi kuptuar që gjithçka ishte propagandë vetëm të prishin protestat që erdhën nga padrejtësitë që na bëheshin.
Ne duhet të ngrihemi përsëri, nuk mund të heshtim dhe as të pranojmë të bëhemi skllevër por duhet të tregojmë që ne jemi NDRYSHIMI.
Shumë mund të thonë u ngritëm por nuk fituam gjë, por e keni gabim ne mposhtëm frikën që nuk ndodhte më shumë se 20vjet.
Ne treguam që kur jemi bashkë çdo qeveri do na ketë frikë.
Nuk arrihen gjërat me 1,2,3 protesta , por duke protestuar gjithmonë dhe sa herë padrejtësitë vazhdojnë e bëhen.
Mos u mashtroni nga fjalët propagandistike, Asgjë nuk do të bëhet si thonë ata, por duke u ngritur NE së bashku do ti realizojmë ato kërkesa që kërkojmë.
Ne së bashku jemi të fortë dhë nuk na mposht njeri, as qeveria e askush tjetër.Ne jemi e ardhmja, dhe ne jemi ndryshimi.
Duhet të ngrihemi të luftojmë për të ardhmen tonë, dhe brezave të tjerë që do jenë si ne.
Mos hesht, mos prano të jesh skllav por ngrihu trego forcën tënde.
Ndoshta i vetëm nuk je i fuqishëm, por kur bëhemi shumë ne jemi një grusht i madh që mund të shembi çdo gjë. LUFTO për të DREJTAT tuaja.
Comments are closed.