Dom Gjergj Meta dha sot një mesazh të fortë nga Shkodra për kohën që jetojmë. Ai renditi disa nga problemet e shoqërisë shqiptare, që nxorri në pah pandemia.

Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh gjatë një shfaqejeje të zhvilluar në Shkodër, kushtuar Lekë Tasit, intelektualit 92 vjeçar, që vuajti nga regjimi monist. Jo vetëm 45 vitet e regjimit komunist por edhe periudha 30 vjeçare e tranzicionit, sipas dom Gjergj Metës na ka dëshmua se ende nuk kemi tejkaluar shumë probleme

Vetëdija e shoqërisë është thelbësore për të ndërtuar të ardhmen, e cila duhet bërë mbi themele të sigurta dhe jo në rrënoja.

Themelet i përkasin të kaluarës, e ndërtimi duhet bërë mbi themele të mira. Pajtimi vjen përmes një vetëdije më të fortë, e kjo duhet sesbën për këtë që ka ndodhur në vendin tonë.

Apeli është ky. Ti kushtojmë shumë rëndësi marrëdhenieve me njëri tjetrin. Shëndetit mendor ti kushtojmë rëndësi të madhe. Pandemia po zbulon disa sëmundje të tjera si varfëria, papunësia, marrëdhëniet ndërfamiljare, abuzimet, korrupsioni

Kjo pandemi po i nxjerr më shumë në pah. Konfliktualiteti politik që unë e kam përsëritur disa herë që është gangrenë për shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht nuk ka shenja se do të zbutet kjo gjë. Shpresojmë që të kemi një këndvështrim më të gjerë rreth këtyre problematikave që po nxjerr në pah pandemia. Kanë ekzistuar, por po dalin edhe më shumë në pah

Mesazhet i dha pas një aktiviteti artistik që u zhvillua në Shkoder, ku ipeshkvi ishte i pranishëm

/oranews/