Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e spitaleve ku marrin mjekim të infektuarit me kooronavirus në vendin tonë.
Mësohet se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ministria informoi se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë
Comments are closed.