Rikthehet një shkodran. Vllaznia firmos me një mbrojtës

Synimet e drejtuesve te Vllaznise perveç perforcimit te ekipit me lojtare te tjere, kane qene edhe ato te rikthimit te disa shkodraneve qe kane luajtur me ekipet e tjera te Superliges.

Dhe njeri prej tyre tashme eshte rikthyer. Behet fjale per mbrojtesin 20 vjeçar Enes Isufi qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Luftetarit. Mesohet se pak minuta me pare, mbrojtesi i qendres ka hedhur firme ne kontrate me Vllaznine dhe do te jete pjese e saj tani e tutje.

Kuptohet qe ne vijim do te mesohen detaje te tjera ne lidhje me kohezgjatjen e kontrates por e rendesishme eshte qe Vllaznia tashme ka nje lojtar me teper ne dispozicion.

Trajneri Brdariç dhe drejtori sportiv Djarmati e kane vezhguar prej kohesh kete lojtar permes videove dhe paraqitjet e tij me Luftetarin i kane bindur per vlerat e tij dhe per kete arsye, ata ua kane propozuar drejtuesve te klubit si nje nga emrat e merkatos.

Si rrjedhoje, administratori Lici dhe sponsori Xhaferi nuk kane vonuar por kane hedhur firme ne kontrate dhe ne kete menyre tashme Enes Isufi eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise.

Ai rikthehet pas dy vitesh shtegtim tek Skenderbeu e Luftetari, nderkohe qe eshte edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave. Me ardhjen e tij, reparti i mbrojtjes se Vllaznise forcohet edhe me shume dhe me siguri qe Isufi nuk do te jete thjesht nje alternative ne pankine.
www.shkodrasport.com