Pas nje periudhe dyvjeçare larg Vllaznise, Arlind Kalaja mendon se tani eshte koha per tu rikthyer serish tek ajo. Permes nje postimi te bere ne rrjetet sociale, mesfushori shkodran me tipare sulmuese e ka shprehur kete gje permes tre fjaleve te thena dhe nje videoje te publikuar.

“I think, its time” (Une mendoj se eshte koha) shkruan Kalaja. E perderisa kete shprehje e ka shoqeruar me videon e golave te tij me fanellen e Vllaznise, kuptohet qe sipas tij eshte koha per tu rikthyer serish tek skuadra ku u rrit

Pas nje pervoje dyvjeçare, fillimisht tek Kukesi, me pas tek Kastrioti dhe ne sezonin e fundit tek Teuta, Kalaja ka deshire te rikthehet e te luaje ne stadiumin “Loro Boriçi” serish.

Ende nuk ka asgje konkrete, por burimet bejne me dije se Kalaja eshte nje nga emrat qe po shqyrtohet nga stafi teknik i Vllaznise, nderkohe qe mesa duket ka edhe nje deshire te futbollistit per tu rikthyer ne Shkoder nese do te kete nje oferte konkrete nga kuqeblute.

Ne adrese te futbollistit ditet e fundit ka pasur disa oferta nga kampionati shqiptar, nderkohe qe nuk kane munguar edhe ofertat nga liga e Kosoves, por ai po pret per te bere zgjedhjen e duhur pse jo per tu rikthyer ne Shkoder.

Nje rikthim i tij do ia vlente pasi ne fund te fundit Vllaznia eshte “shtepia e tij” Burimi: www.shkodrasport.com