Detaje të reja janë zbuluar nga ajo cfare ndodhi nje nate me pare ne Shkoder. Stjuart Smakaj ka bere gjithcka nga banesa e tij në katin e dyte të pallatit ku jeton në lagjen Danjel Matlija

Burime pranë grupit hetimore të policisë së Shkodrës bëjnë me dije se në vendin ku ka goditur 23 vjeçari, janë gjetur 18 gëzhoja automatiku dhe gjithcka ka ndodhur nga kati i dytë i pallatit

Pas debatit verbal, ai i ka paralajmeruar shenjestren është ngjitur në banesë ka marrë aautomatikun dhe ka terhequr kembezen nga kati i dytë i pallatit

Objektivi është larguar me shpejtësi ndërkohë që I demtuari Gledis Kraja, ka qenë pasagjer në mjetin tip ford, predhat e ar.mës kanë shpuar pjesën e sipërme të mjetit dhe ai ka marre plagë në shpatull por plumbi ka prekur edhe organet jetësore ku ka humbur jetën në spital

Në pjesën e sipërme të makinës janë gjendur 8 vrima plu.mbash. Policia e Shkodrës ndaloi pak minuta me parë autorin e ngjarjes Stjuart Smakaj 23 vjeç i cili është dorëzuar pas negociatave me blutë e Shkodrës ndërkohë që ka pranuar ngjarjen

Nga ana tjetër vijon të jetë në kërkim vëllai i tij Sebastian Smakaj 29 vjeç. Autori dhe vik.tima ishin shokë të ngushtë me njëri tjetrin