Ministrja e Financave, Anila Denaj i është nënshtruar tamponit për të parë nëse është infektuar apo jo me Covid19

Dosja.al ka siguruar listën me shumë persona që i janë nënshtruar testit për koronavirusin, dhe mes tyre ndodhet edhe emri i ministres Denaj.

Nga rezultatet e dala, ministrja e Financave, Anila Denaj, nuk është e infektuar me Covid19 Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë ministren Denaj që t’i nënshtrohet këtij testi, nëse ka pasur simptoma apo nëse në rrethin e saj të punës, familjes apo shoqërisë ka ndonjë person të infektuar.

Gjithsesi, Shqipëria e vijon luftën me Covid19 Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar edhe 155 persona të infektuar me Covid19 ndërkohë që dy persona kanë ndërruar jetë. /Dosja.al