Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me situatën që u shkaktua përgjatë javës së shkuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Presidenti Meta shtroi disa pyetje për insitucionet, nëse ato kishin njoftuar siç duhet qytetarët dhe a kishin marrë masat në kushtet kur dihej regjimi i masave të vendosura nga pala greke.

Qeveria shqiptare është përgjegjës për situatën e krijuar tha Presidenti Meta duke e cilësuar si të pafalshme sjelljen e qeverisë në këtë ngjarje.

Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësinë e pa ushtruar nga ana qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Është përgjegjësia e saj parësore të marrë të gjitha masta dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni u është dhënë njerëzve për ata që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur njoftim nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi kuotën e leje-kalimit mbi 750 persona në ditë? Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin. Radhët e gjata kilometrike janë të pajustifikuara nga autoritetet tona. Një qeveri e përgjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave te jashtëzakonshme, por ajo i parandalon situata të tilla”

Teksa kërkoi falje në emër të shtetit shqiptar ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë që ishin pjesë e situatës së krizës në kufi, sipas kreut të shtetit, strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi levizjen e shtetasve tanë.

Kërkoj ndjesë në emër të shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të veshtira në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të veçantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit” /Opinion.al