shtë ndarë nga jeta ne moshën 65-vjeçare si pasojë e Covid 19 drejtori i konvikteve të Tiranës, dhe njëherësh kreu i PS-së në zonën e Laprakës, Ndue Ndoci. Ai ndodhej prej disa ditësh i shtruar në spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me sëmundjen.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.
“Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan Rama në postimin e tij.
Ndërkohë burime për faxweb.al bëjnë me dije se Ndoci ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak se kishte pasur komplikime të shenjave të sëmundjes. Rasti i tij pritet që të konfirmohet dhe në deklaratën e përditshme të Minsitrisë së Shëndetësisë.
Comments are closed.