Të shtèna me ármë janë regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë. Familja Reci nga Gjorica është tèrrorizuar pasi një person ka gjuajtur në ajër me ármë zjárri të dyshuar áutomatik para banesës së tyre
Ngjarja u raportua nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcènuar vèrbalisht e më pas ka kërcènuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.
Për fat të mirë nuk ka të lènduar nga të shtènat, ndërsa familja Reçi është e tmèrruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore. Ai ka njoftuar pòlicinë e Bulqizës e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i personit që kishte qëllim ta kërcènonte familjen Reci.
Informacion paraprak: Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë, shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’ dyshohet se ka qèlluar nga dritarja e makinës në ajër, me ármë zjárri áutomatik, para banesës së shtetasit D.K., i cili ka njoftuar menjëherë Pòlicinë.
Shërbimet e pòlicisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes (A.M/Faxweb.al)