Një 59-vjeçar nga Tepelena, i infektuar me Covid19 ka ndërruar jetë mbrëmje ne sotme. I ndjeri ishte i shtruar prej katër ditësh në spitalin e Infektivit në Tiranë.

Por mbrëmjen e sotme, pavarësisht trajtimit të marrë nga mjekët, ai nuk ia dalë dot mbanë dhe ka ndërruar jetë. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me çështjen e 59 vjeçarit, por kjo vdekje e çon në 220 numrin e viktimave në total

59-vjeçari shënon viktimën e dytë brenda 24 orëve nga Tepelena, pas vdekjes së taksistit 60 vjeç Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe gjashtë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 146 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3203 të infektuar, ndërsa 3695 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19 16 prej të cilëve janë në terapi intensive, 5 të intubuar