Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë hapur kundër aktit nomativ për ndalimin e dasmave në vendin tonë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19.
Në një postim në rrjetet sociale, Nderu ka zbuluar me emra qytetet që favorizohen në shkeljen e rregullave. Sipas tij, Shkodra, Tirana, Durrësi, Vlora e qytete të tjera nuk i ka ndaluar askush për të organizuar dasma.
Pjerin Nderu ka mbështetur protestën e pronarëve të lokaleve në Lezhë, të cilat deklaruan se po diskriminohen nga shteti. Ai tha se ata që i shkruajnë ca gjëra nuk e dinë se çfarë do me thënë me të prish dasmën.
Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qarteë Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë. Dikush do dalë të thojë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë ti ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën” tha Ndreu.