Rritja e numri të rasteve të reja të të infektuarve më COVID në vendin tonë, e për pasojë edhe i hospitalizimeve, kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të përgatitet për të hapur spitalin COVID/3

“Report Tv” bën me dije se ish- Urgjenca kirurgjikale në QSUT po përgatitet për t’u kthyer në spital ku do të trajtohen të infektuarit me koronavirus. Mësohet se kanë nisur rekrutimet për burimet njerëzore, pjesë e së cilit do të jetë edhe stafi që shkoi në Itali për 1 muaj për shkak të eksperiencës së fituar në vendin fqinj, një nga shtet më të prekura nga ky virus.

Emri që lakohet më së shumti për drejtimin e këtij spitali, i cili fillimisht do të ketë 40 shtretër, është mjeku Arjan Harxhi. Aktualisht te spitali Infektiv janë të shtruar 90 pacientë, e ndërsa te “Shefqet Ndroqi” janë rreth 190, ku 50 prej tyre janë pozitiv e ndërsa pjesa tjetër tamponi ka rezultuar negativ, por kanë shfaqur pneumoni.

Që do të thotë janë rreth 280 pacientë që janë shtruar në dy spitalet COVID në vendin tonë, tregues që situata është alarmante. Nëse do të vijohet në këto ritme, është planifikuar edhe hapja e spitalit COVID/4 në godinën e një ish- universiteti privat.