Ekspertja e Task Forcës Anticovid pranë PD Liliana Shyqyriu ka bërë fajtore qeverinë për mos menaxhimin e mirë të situatës ndaj virusit që ka pushtuar botën.
Në një status në Facebook, ajo jep disa arsye që sipas saj janë rekorde negative për vendin tonë.
“Një nga rekordet më të mëdha është fakti se zëmë vendin e parë në Europë për numrin më të ulët të testeve” shkruan ajo.