Vijon të mbetet serioze situata në spitalet Covid në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në 24 orët e fundit u shënuan 130 raste të reja dhe 4 viktima./Opinion.al