Në mënyrë të paprecedentë, dhjetra forca të operacionales kanë shoqëruar biznesmenin Ylli Ndoqi, drejt ambienteve të drejtorisë së Pòlicisë së Tiranës, ku do ti sekuestrohet automjeti me të cilin ai udhëtonte.

Vetë Ndroqi është shfaqur i qetë dhe i buzëqeshur përpara ambienteve të Pòlicisë së Tiranës, ku evidentohen qartë dhe forcat e shtuara të Pòlicisë, edhe pse vetë biznesmeni dhe sipërmarrësi mediatik nuk ka shfaqur asnjë shenjë rezistence,.

Avokatët e Ndroqit janë shprehur se do të apelojnë vendimin e dhënë në Gjykatën e Posaçme, ndërkohë që sipas tyre ky proces është një sulm i hapur në drejtim të medias së lirë.

“Ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij Mercedes kur forcat operacionale e ndaluan pas një urdhri nga dy prokurorët që e kanë cuar cështjen në gjykatë, për të marrë makinën. Ka kërkuar ta shoqëroje vetë makinën.

Erdhëm në drejtorinë e pòlicisë, na është komunikuar një urdhër ezkekutimi për vendosje sekuestro , nuk është as i ndaluar as i shoqëruar.

Ka shoqeruar Mercedesin e tij e ka kërkuar sqarime. Brenda afatit do e ankimojjmë në Apel të SPAK ut tha avokati i Ndroqit.