SPAK ka vendosur në sekuestro pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqi, përfshirë apartamente, troje, automjete , por edhe aksionet e tij në televizone.
Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, ti kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kri..minale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali
“Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri NDROQI i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU) i arrestuar në Turqi” bën me dije SPAK
Comments are closed.