Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi së koronavírusi do të zgjasë për një kohë të gjatë. Ky vlerësim i OBSH-së bërë publik më 1 gusht, erdhi vetëm një ditë pasi komiteti i emergjencave të kësaj organizate, u takua për të vlerësuar krízën, gjashtë muaj pasi e shpalli koronavírusin si èmergjencë shëndetësore publike, me shqetësim ndërkombëtar.
“Komiteti ka vlerësuar kohëzgjatjen e parashikuar të pandemisë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të komunitetit kombëtar, rajonal dhe global”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.
Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavírusin e ri në Kinë në fund të vitit 2019, ky vírus ka marrë jetën e më shumë se 681,000 personave dhe të paktën 17,7 milionë persona janë ínfektuar, thuhet në të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Pándemia e koronavírusit u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke detyruar shumë shtete që të aplikojnë masa të ashpra të ízolimit.
Para këtij takimi të komitetit të emergjencave, drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus, tha se efektet e pándemisë do të jenë afatgjate.
“Vetëm të mendosh se para gjashtë muajsh, kur ne rekomanduam që të shpallet èmergjencë shëndetësore, atë kohë kishte më pak se 100 raste dhe asnjë vdèkje të regjistruar jashtë Kinës”, deklaroi ai.
“Pándemia është një krízë që ndodh një herë brenda një shekulli, efektet e së cilës do të ndihen për dekada”, deklaroi ai.
Comments are closed.