Kolonel Arben Zylyftarit, ish- Drejtor i Policisë së Shkodrë, është përkujtuar mesditën e sotme 20 vjetori i rënies në krye të detyrës i ish drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit. Në ceremoninë përkujtimore në nderim të tij kanë qënë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, familjarë të Arben Zylyftarit dhe drejtues vendor.

Pas ekzekutimit të Himnit të flamurit, ka qënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai që ka hapur edhe ceremoninë përkujtimore në nderim të Kolonel Arben Zylyftarit, me të cilin Veliu ka pasur nderin të punonte një vit në Policinë e Vlorës.

Duke deklaruar se, dita e sotme është një ditë kujtese dhe vlerësimi, ditë apeli dhe kujtimi, një ditë për të risjellë në vëmendjen e të gjithëve vlerat dhe sakrificën sublime të qindra dëshmórëve të atdheut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se, policia nuk do të rresht kurrë pa vënë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit.

Në ceremoni ka folur edhe djali i Arben Zylyftarit, Franc Zylyftari, i cili e ka cilësuar veprën dhe figurën e babait të tij si një shembull dhe një simbol për të gjithë studentët e Akademisë së Policisë së Shtetit.

Arben Zylyftari ishte kolonel i Policisë Shqiptare. Ai u ra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni policor në Shkodër. Ish- kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “dëshmór i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga ish presidenti Rexhep Mejdani. Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit iu dha emri “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”