Pasi ka lënë spitalin, për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale që iu nënshtrua, e cila doli me sukses, Kardinal Ernest Troshan Simoni ka uruar besimtarët mysliman për Festën e Kurban Bajramit. Në urimin e tij, kardinali iu është drejtuar të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar ku do që ndodhet, teksa ka pasur edhe një falenderim për ata që u lutën për shëndetin e tij.

“Vëllezër dhe motra shqiptar, mysliman në Shqipëri, diasporë dhe kudo që të jeni. Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju dëshiroj harmoni dhe lumturi. Në këtë rast, është e natyrshme që ne t’i drejtohemi popullit mbarë mysliman, gëzuar me gjithë zemër dhe gjithë shpirt gëzuar festën e madhe të Kurban Bajramit që na bashkon me të madhin Zot. Jeta në këtë botë është kalimtare, ndërsa feja e përjetshme dhe këtu bëhet fjalë që të gjithë njerëzit të shikojnë jo drejt tokës, por drejt qiellit që do të na presë për lumturi.

Në këtë rast pasi kalova në farë detyrimi shëndetësor të tëmthit dua të falenderoj Krishtin në radhë të parë që është baba e gjithë njerëzimit dhe kërkon të shoh buzëqeshje të gjithë njerëzve në botë, paqe në botë dhe vëllazëri të plotë. Urime të përzemërta Shkëlqesisë së tij Ilir Meta që më ka çuar përshëndetjet e tij, gjithë kombit që më kanë uruar dhe janë lutur për mua”, thotë në urimin e tij Kardinal Ernest Troshani

Ernest Troshan Simoni, i shpallur kardinal nga Papa në vitin 2016 dol me sukses nga një operacion në Itali dhe gëzon shëndet të plotë. Pas një komplikacioni, ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale të udhëhequr nga kirurgët më të njohur në Firence, ku doli me sukses