Vajza e Olsi Ramës, Kristi i ka bërë një dedikim gjyshes saj Anetës e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 82 vjeçare.
Ajo ka publikuar një foto të Aneta Ramës kur ka qenë në moshë të re, dhe sikurse kanë rrëfyer të njohurit e saj më parë, bien në sy tiparet e një vajze të bukur.
Kristi ka përcjellë një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të gjyshes ku shkruan përkrah fotos se Aneta është nëna e saj e bukur dhe do e dojë gjithmonë. Mbesa e kryeministrit Edi Rama, nuk është e njohur në media apo rrjete sociale, ndërsa ky mund të jetë edhenjë ndër ekspozimet e para të saj.
Nëna e kryeministrit ndodhej prej disa kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa lajmin për vdekjen e saj e dha Edi RAma përmes një statusi në Facebook, ku shkruante ndër të tjera se ishte ‘drita e shtëpisë’
Comments are closed.