Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.
Lajmin e hidhur e bëri të ditur vetë kryeministri i cili i dedikonte fjalët prekëse nënës së tij.
Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ngushëllimet për kreun e qeverisë, për këtë humbje të rëndë, ku ndër to kanë qenë edhe socialistët.
Zvkryeministri Erion Braçe, teksa ka publikuar një foto të Aneta Ramës në rrjetet soaciale shkruan Te jesh ne paqe mike e mire E kam me vete zerin tend, revolten qe na bente bashke e sa shume me pelqente, shpirtin e pamposhtur nga buronte MIRESINE TENDE Lamtumire
Sakaq deputeti Taulant Balla, ka publikuar një foto të nënës së kryeministrit, të një fëmijë të cilin po e mban në krahë Aneta.
Balla U prehsh në paqe nëna Neta Vetëm dashuri dite të falësh deri në ditën e fundit. Ngushëllime familjes Rama për humbjen e nënës së dashur.
Ndërkohë zëvendës ministri Petro Koçi shkruan I dashur Edi, Nena eshte e vetmja perendi qe na prek dhe e prekim. Eshte perendia qe na jep sise e qe loton per ne I ndritte shpirti Netes
Comments are closed.