Kur në cepin e dhomës të më gjesh e me lutje në sy të më kërkosh një fjalë, mjaftohu në atë cast me një shikim.Kur të kesh frikë e me ngulm të më kërkosh ndihmë, mos më fajëso, eja ulu pranë meje, mjaftohu me aq.
Do të jenë ditë ku as unë sdo të kem fjalë, sdo të kem fuqi të shquaj asnjë gërmë, do të jenë ditë bosh e ndoshta do të jem aty vetëm fizikisht, po ti, ti mjaftohu me aq.
Ti merr nga unë heshtjen e paqtë, ku në shpirt e vetmja zhurmë është mendimi për ty! Ti merr me vete heshtjen, ku rrahjet e zemrës janë tingulli i vetëm në atë hapësirë.
Edhe në castet më të trishta, kur vetëm do të dua të qëndroj, ti eja rri me mua në një përqafim, nuk do të kemi fjalë se ndoshta edhe ato do ti them gabim e kështu do të fal ty heshtjen, duke të kursyer ndjesinë që do të të jepte një fjalë e mërzitshme, një minutë rëndëse që nesër do të më duhej ta paguaja me fjalë gjithsesi…
Lërmë të të dua edhe në heshtje, kur më së paku të dua edhe veten. Në ditë të gjata, në stacione boshe, në zhurmën e orës, në mungesën e hapave, qëndro me mua, mjaftohu me aq.
Edhe heshtjen ta fal ty…
Kur nuk do të dua të të mërzis.Kur asgjë sdo të ketë kuptim pa ty.Kur të gjitha të jenë mbledhur grusht aty në shpirtin tim, ti rri me mua, ulu pranë meje, të them 1000 fjalë në atë shtrëngim.
/Desantila Vatnikaj/
Comments are closed.