Ish deputeti Bardh Spahia, ka reaguar pas situatës që ka përjetuar gazetarja e Fax News Mirilda Tili me babanë e saj i cili, nuk ka marrë shërbim shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit.
Spahia duke ngritur shqetësimin e gzetares, shton se e njëjta situatë është edhe më 127, pasi personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim, e vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike, shtrohen në spital, atëherë kur mundësitë e rikuperimit janë tejet të ulëta.
Më tej Spahia shkruan se një problematikë e re është shfaqur me tamponët, të dyshuar se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve, e provuar edhe nga njerëz pranë ministres së shëndetësisë, duke rënduar edhe më tej situatën e përhapjes së virusit!
Ish deputeti thekson se është skandaloze sjellja e qeverisë në këtë situatë: në vend që të ndërhyhet dhe shpejt madje, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë investohen disa herë në ditë me video e mesazhe propagande duke mashtruar, mbajtur të fshehtë situatën në kolaps të plotë, ndërkohë që qytetarët janë të abandonuar krejtësisht në mëshirë të fatit!
Postimi i plotë i Spahisë: KOLAPS I PLOTE NE SISTEMIN SHENDETESOR, QYTETARET NE MESHIRE TE FATIT! Dështimi i qeverisë me virusin Covid-19 ka cuar në kolaps të plotë shërbimin shëndetësor në të gjitha nivelet. Ky rast i denoncuar nga një gazetare, prindi i së cilës nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak se qeveria ka ndërprerë shërbimet e mirëfillta specifike në këtë spital për pacientët që nuk kanë Covid! Dhe po sipas eksperiencës së gazetares, “Shefqet Ndroqi” I kthyer në spital Covid nuk kishte tamponë për të vërtetuar problematikën e pacientit!!!
E njëjta situatë me 127 ën, ku personat me simptoma të dyshuara Covid lihen në pritje pa trajtim, e vetëm kur gjendja e tyre bëhet kritike, shtrohen në spital, atëherë kur mundësitë e rikuperimit janë tejet të ulëta!
Një problematikë e re është shfaqur me tamponët, të dyshuar se janë marrë nga Kina e që sipas burimeve japin rezultat fals negativ në 60% të rasteve, e provuar edhe nga njerëz pranë ministres së shëndetësisë, duke rënduar edhe më tej situatën e përhapjes së virusit!
Dukshëm ka mungesa të theksuara në të gjitha drejtimet: nga testet, kapacitetet testuese, mjetet mbrojtëse për personelin shëndetësor, infrastrukturë, aparatura e kapacitete njerëzore të specializuara!
Eshtë skandaloze sjellja e qeverisë në këtë situatë: në vend që të ndërhyhet dhe shpejt madje, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë investohen disa herë në ditë me video e mesazhe propagande duke mashtruar, mbajtur të fshehtë situatën në kolaps të plotë, ndërkohë që qytetarët janë të abandonuar krejtësisht në mëshirë të fatit!
Comments are closed.