Me 78 pro Kuvendi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor ndaj tij. Ndërkohë që 17 deputetë kanë votuar kundër gjetjeve përfundimtare të Komisionit Hetior dhe 8 abstenim.
Ajo që bie në sy gjatë votimit të sotëm është abstenimi i disa emrave të njohur, të cilët në një të shkuar të afërt kanë qenë bashkëpuntor të ngushtë të Ilir Metës. I pari që mund të përmendim është Sartak Braho ose “Baba Taku” siç e quante me përkëdheli dikur Ilir Meta.
Një emër tjetër i cili ka qenë këshilltar i afërt me Metën është Ralf Gjoni, por ky i fundit vendosi të abstenonte vendimin që lidhej me shkarkimin e presidentit ditën e sotme. Një emër i ngushtë që dikur lidhej drejtpërdrejt me siglën e LSI-së dhe mik i ngushtë i presidentit, Lefter Koka, ka zgjedhur gjithashtu të abstenojë në vendimin e sotën. Më poshtë keni listën e plotë të emrave që kanë votuar për shkarkimin e Metës.
Votat per shkarkimin e Metes:
Abstenim: Amra Borova, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali Aurora Mara, Enver ROshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi,
Pro shkarkimit: Eugen Bojaxhiu , Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, , Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koci Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli
Nuk votuan: Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Brace
Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ka nisur punën rreth një vit më parë, për te hetuar dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërsa rrugës e zgjeroi fushën e tij të hetimit dhe me emërimet e presidentit në Gjykatën Kushtetuese.
Në përfundim socialistët thanë se shkeljet e Metës nuk kanë qenë aq të rënda sa për të vendosur për shkarkimin e tij, duke iu referuar dhe opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias.
Vetë kryeministri Rama tha sot në Kuvend, se uji i Venecias nuk e lan dot atë që ka bërë Meta, e megjithatë mazhoranca do të mbështetej te opinioni i tyre. Sipas Ramës, Meta është presidenti me i njëanshëm që vendi ka pasur ndonjëherë dhe institucioni që ai drejton është shndërruar në seli të opozitës.
Comments are closed.