Kuvendi sot zhvilloi seancën plenare, ku konfirmoi vendimin e marrë më herët në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Maxhoranca sot votoi për mos shkarkimin e Presidentit, pasi sipas tyre nuk kishte bërë ndonjë shkelje të rëndë.

Por përveç diskutimeve në sallë, deputetët kanë tërhequr vëmendjen dhe për veshjet apo dhe maskat e ndryshme që mbanin. Fotografi Agim Rama ka publikuar në Facebook disa fotografi ku tregon “paradën” e ligjvënësve, por për disa ka dhe një ngacmim.

Rama shkruan se disa deputetë kanë lënë sot dominotë dhe kanë shkuar në seancë. Më tej ai publikon dhe foton e Kostaq Papës, i cili ka ardhur me shumë nxitim është djersitur. “MOS E BESONI PO DESHET QE DEPUTETET NUK DJERSITEN PER POPULLIN….SHIKOJENI SESI ESHTE BERE DEPUTETI KOSTAQ PAPA,I ARDHUR NGA LISTAT E PD shkruan Rama