Humbja e parakohshme e mësuesit të Shkodrës Gazion Rusi, ka sjellë reagimin e shkrimtarit dhe studiuesit Xhahid Bushati, i cili ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij.

Gazion Rusi ishte një mësues nga Shkodra, i cili u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin. Në një postim në rrjetet sociale shkrimtari Xhahid Bushati shkruan se sot është ndarë nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm dhe një baba ideal.

Postimi i plotë:

NJË PIKËLLIM MË I MADH SE QIELLI
Sot u nda nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm, një baba ideal. Ky quhej Gazion Bahri Rusi.
Kurrë nuk kisha menduar të shkruaja për ty në një ditë dhimbjeje si kjo. Kurrë… Ti nuk e fitove betejën… Ky ishte kaderi i Zotit për ty.
Ti ishe pjesë e zemrës së familjes time. Ti ishte ajo djaloshi që nuk dije kurrë të thoje: Jo! Sakrifikoje për të tjerët. I tillë ishe, i tillë do të mbetesh. Vajza ime të quante: – Vëlla. Sot ajo mbeti pa vëlla, mbeti jetime!

E ç’të të them Gazo, kështu të thërrisja. Ç’të të them! Lotët dhe pikëllimi që ka rënë në familjen time është më i madh se deti. As deti nuk i zë.

Po çdo ti them Seborës, po tri vajzave të vogla, po tezes së shtrenjtë! Nuk kam fjalë, se fjalët m’i kanë mbuluar lotët që rrjedhin pafund…
Shumë u lutëm për Ty, por

Gazjon, o gaz i jetës, o Gazi i jonë; do të na mungosh, por jo të kemi në tri zemrat e familjes sime; se ishe Zemër e Madhe.
Ah, Gazo

Të qoftë dheu I lehtë! Ah, Gazo!…Xhahid Bushati, Shkodër, 27.07.2020