Situata vijon të jetë e rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me koronavirusin 9 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 460.

Nga 1542 teste të realizuara 137 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas shëpërndarjes gjeografike rastet e reja janë shënuar: Shkup-60, Kumanovë-13, Dibër-5, Shtip-16, Prilep-3, Tetovë7, Srugë-1, Veles-3, Manastir-5, Ohër-1, Gostivar-11, Koçan-1, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Vinicë-1, veti Nikollë-3 Kërçovë-5.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur jetën nga koronavirusi 460 persona, ndërsa numri i të infektuarve në përgjithësi ka shkuar në 9934.