Kosova ka regjistruar 5 jetë të humbura dhe 237 raste të reja nga 555 të dyshuar me korònavirus gjatë 24 orëve të fundit. Vihet re një shpèrthim rastesh të reja ditët e fundit, ndërsa IKShPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në vírusin SARSCoV2, me gjithsej 169 raste të vdèkjes të cilët kanë pasur sèmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.753 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.995

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.