Kardinali Ernest Simoni Troshani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tëmth, të cilën e kaloi me sukses.

Nipi i tij tregon se kleriku i njohur shqiptar, fillimisht u dyshua se ishte prekur me Covid-19. Por ajo që i kishte shkaktuar probleme kishte qenë udhëtimi rreth 30 orë me makinë në Shqipëri.

Ai iu nënshtrua 2 ndërhyrjeve kirurgjikale në një spital të Firences.
Megjithse kardinali nuk ka dashur që gjendja e tij shëndetësore të bëhej publike ai ka marrë mbështetjen e autoriteteve më të larta të Firences dhe përshëndetje nga vetë Papa. Nipi i Dom Ernest Troshanit falenderon edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta për kujdesin e treguar.

Një mesazh urimi për shëndetin e tij ka dërguar edhe Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili uron kthimin sa më të shpejtë të kardinalit 90-vjeçar në misionin e tij.

Kardinali Ernest Simoni Troshani tashmë ndodhet në një klinikë rehabilituese në Firence dhe mjekët thonë se brenda 10-15 ditësh ai do ta marrë veten plotësisht.