Vllaznia gjen fitoren dhe mban gjalle shpresat e veta, por edhe shpall zyrtarisht Tiranen kampione te vendit dy jave para fundit te kampionatit. Goli i mbrojtesit Adili kater minuta para fundit ka vendosur gjithçka ne takimin e luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”

Vllaznia e nisi me mire ndeshjen dhe pati me shume deshire per te kerkuar golin, madje kete e beri shume shpejt. Ne minuten e peste nje rast shume i mire per Vllaznine qe eshte pranë golit. Goditje shumë e bukur e Sidorenkos nga jashtë zonë, përgjigje e mirë nga ana e portierit të Kukësit.

Me kalimin e minutave edhe Kukesi hedh syte nga porta e Vllaznise nderkohe qe i mungojne rastet. Vendasit sakaq jane me kembengules dhe shihen shpesh ne gjysmefushen kukesiane.

Ne minuten e 27-te Gilman Lika lëviz bukur dhe rrëzohet në zonë, protesta të forta nga shkodranët por arbitri Alla vazhdon lojen dhe keshillon kapitenin shkodran per simulim.

Ne minuten e 42-te nje aksion i bukur i kuqebluve, Junior ul topin per Zogajn ne hyrje te zones por gjuajtja e tij perfundon mbi traverse. Perfundimisht 0-0 ne fund te pjeses se pare.

Edhe pjesa e dyte nis mire per vendasit dhe ne minuten e 52-te do te ishin dy momente shume te mira per ta, per te kaluar ne avantazh. Fillimisht eshte Marku qe gjuan fort me te majten dhe grushton bukur portieri Avdyli qe largon topin jashte vijes fundore.

Pas harkimit te tij ne zone, ka qene sulmuesi Junior qe gjuan me koke dhe serish Avdyli zgjatet duke shpetuar edhe njehere porten e Kukesit nga pesimi i nje goli te sigurte.

Trajneri Shehi nderkohe leviz ne pankine dhe aktivizon Shkurtajn ne vend ne Kuper qe ishte plotesisht ne hije per gati 60 minuta nuk u shfaq fare ne fushen e lojes.

Ne minuten e 71-te nderkohe Vllaznia ka dy momente shume te mira per te shenuar, fillimisht me Junior dhe topi largohet mbi vijen fatale te portes nga nje mbrojtes dhe me pas edhe gjuajtja e Markut devijohet serish ne goditje nga kendi.

Ne minuten e 82-te Adili ben gjithçka mire ne mesfushe dhe gjuan nga 40 metra duke e vene shume ne veshtiresi portierin Avdyli qe e largon topin nga porta me nje plonzhon te bukur.

Dhe pas ketij presioni, do te vinte edhe goli i shumepritur i Vllaznise. Pas nje goditje kendi, Adili e shtyn ne rrjete topin e mbetur ne zoen dhe kalon ne avantazh ekipin e e tij.