Bizneset të cilat kapen për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë, nuk do ti mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati gjobën e vendosur.

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend projektligjin, i cili sjell një masë lehtësuese për ndërmarrjet private duke lehtësuar penalitetet që vendosen ndaj shkeljeve tatimore.

Nisma ka si synim që puna e kompanive private të mos bllokohet duke shkaktuar më tej dëme në biznesin e tyre dhe humbje të vendeve të punës, pas krizës që krijoi periudha e karantinimit gjatë pandemisë.

Njëkohësisht me këtë nisëm, nga janari i vitit të ardhshëm për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë zerohet tatimi mbi fitimin dhe ata me xhiro 10 milion lekë në vit nuk do të kenë përgjegjësi tatimore me TVSH.

Një vit më parë qeveria ashpërsoi masat për mos lëshimin e kuponit tatimor. Përveç penalitetit 50 mijë lekë për Moslëshim të kuponit për herë të dytë, mbyllej për 30 ditë aktiviteti, ndërsa u propozua dyfishimi i gjobave /Opinion.al